14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kishin në plan të kryenin një sulm, arrestohen dy adoleshentë në Gjermani

Dy djem të moshës 15 dhe 16 vjeç janë arrestuar nga autoritetet gjermane nën dyshimin se po planifikonin një sulm militant islamik, raporton “BBC” .

Shënjestër ata e kishin një treg të Krishtlindjes apo një sinagogë.

15-vjeçari, gjermano-afgan nga qyteti perëndimor Burscheid, është arrestuar pasi i është bastisur shtëpia.

Nuk është bërë i ditur serioziteti i komplotit që po bënin ata.

Policia dyshohet se intervenoi, pasi djemtë kishin caktuar një kohë dhe vend për sulmet.

“Dukej shumë konkrete”, ka thënë ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul.

“Ne kemi marrë informata nga jashtë për planet e mundshme për sulm”.

16-vjeçari, që është përshkruar si shtetas rus, u arrestua në qytetin Wittstock/Dosse në shtetin verilindor të Brandenburgut.

Prokurorët në dy shtetet do të nisin hetimet. Reul ka thënë se është shënjestruar një treg specifik i Krishtlindjes.

Të fundit