25/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kolevski: Për shkak mungesës së kuadrit, mund të shuhen prokuroritë në Manastir, Tetovë dhe Prilep

Shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka kërkuar edhe tetë prokurorë, a ka marrë pesë. Këshilli i Prokurorëve Publike e di se nga sa prokurorë duhet të ketë çdo prokurori në shtet, por është rëndë që në vitet e ardhshme ai numër të plotësohet, njofton 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Këshilli i Prokurorëve Publik ka miratuar vendim për rritjen e numrit të prokurorëve publik me 5 prokurorë shtesë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Sipas sistematizimit të këtillë, Prokuroria në krye me Villma Ruskovskën do të duhej të numërojë 18 prokurorë bashkë me shefen. Për momentin punojnë me kapacitet shumë të vogël dhe ky numër i prokurorëve është i vogël, sipas Prokurorisë së Krimit të Organizuar.

“Për momentin prokuroria funksionon me 10 prokurorë duke përfshirë edhe prokuroren themelore publike Villma Ruskovska e cila udhëheqë me këtë prokurori. Sipas vëllimit të punës, numri i parashikuar është shumë më i vogël se sa që janë nevojat, për çka Prokuroria dorëzoi kërkesë deri te Këshilli i Prokurorisë Publike që të zgjedhoret vendimi për caktimin e numrit të prokurorëve publik për edhe 8 të tjerë, me çka numri i prokurorëve në Prokurorinë për Krim të Organizuar do të jetë 21 prokurorë”, thonë nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

Sistematizimi është bërë në pajtueshmëri me obligimet nga ligji për Prokurori Publike dhe është konstatuar edhe numri i prokurorëve të cilët janë të nevojshëm në të gjitha prokuroritë në shtet, thotë kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publike, Aco Kolevski. Por, shton ai, gjendja për momentin është larg nga idealja pasi që mungojnë prokurorë.

“Ka mungesë të kuadrit në thuajse në të gjitha prokuroritë, por, tani edhe nëse dëshirojmë ta zgjerojmë numrin e prokurorëve, situata nuk na lejon pasi që nuk ka kuadër. Prokurorë të rinj do të kemi prej Akademisë pas dy vjetëve. Edhe për krim të organizuar miratuam vendim edhe për pesë prokurorë të tjerë, tani do të vijojë shpallje dhe të shohim nëse do të paraqitet dikush” thotë Kolevski.

Këshilli i Prokurorëve Publik i Maqedonisë së Veriut me vendim e cakton numrin e prokurorëve publik në prokuroritë dhe e zbaton procedurën për zgjedhje dhe shkarkim.

Sipas vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publik, për shembull në Tetovë, duhet të ketë prokuror themelor publik me nëntë prokuror. Por në vend të asaj, është e mundshme që prokuroria të mbyllet, paralajmëron Kolevski.

“Disa prokurori do të jemi të detyruar t’i mbyllim, siç është ajo në Tetovë, Prilep dhe Manastir, ku nuk ka kuadër të mjaftueshëm të prokurorëve. Numri është i rëndësishëm për funksionimin normal, por kemi mungesë të vazhdueshme. Do të bëhen edhe analiza për rritje potenciale të disa vendeve, por sipas të gjitha gjasave në vitin e ardhshëm”, thotë Kolevski.

Të fundit