28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komisioni rekomandon hapjen e kufijve më 1 qershor

Maqedonia t’i hapë kufijtë e saj më 1 qershor. Këtë ia ka rekomanduar Komisioni për sëmundje infektive qeverisë.

Propozimi fillestar ishte që kufijtë e Maqedonisë të hapen më 15 qershor, por pas vendimeve të fqinjëve tanë, Komisioni ndryshoi mendim dhe ndryshoi rekomandimin. Edhe pse data është e njohur, Komisioni nuk ka miratuar protokoll përfundimtar se si dhe në çfarë mënyre qytetarët do të largohen ose do të hyjnë në vend.

Alsat mëson se Komisioni ende po diskuton nëse do të miratohen testet e detyrueshme për koronavirus. Për dallim nga ne, fqinjët kanë publikuar tashmë protokoll që qytetarët duhet ta respektojnë. Serbia tashmë ka hapur kufijtë e saj, por duke ndryshuar kushtet. Tani nuk ka nevojë për test të koronës ose leje speciale për hyrje në vendin e tyre. Shqipëria ka vendosur për hapjen e kufijve më 1 qershor, kurse turistët do të jenë në gjendje të shkojnë në plazhe më 10 qershor, kur të hapet i gjithë bregu. Mali i Zi gjithashtu ka vendosur t’i hapë kufijtë, por vetëm për disa vende që plotësojnë kriteret, respektivisht të kenë 25 të infektuar në 100.000 banorë. Shtetasit e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë nuk janë në listën e Malit të Zi për hyrje në vendin e tyre.

Autoritetet në Serbi reaguan menjëherë ndaj këtij vendimi, duke thënë se ata nuk do të miratojnë masë reciproke, por u bëri thirrje qytetarëve të tyre që të mos shkojnë në një shtet ku nuk janë të mirë se ardhur. Kosova ende nuk ka marrë një vendim konkret për hapjen e kufijve. Ndryshe, pothuajse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do t’i hapin kufijtë e tyre më 15 qershor, me rekomandim të Komisionit Evropian./alsat

Të fundit