27/07/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kompania “Ecolog” dhuron donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës

Mbi 1 milion euro është vlera e donacionit të cilin kompania Ecolog me pronarë filantropin e njohur tetovar Lazim Destani ka ndarë për Spitalin Klinik të Tetovës. Është një nga donacionet më të mëdha që i dhurohen këtij spitali që nga ekzisitimi i tij. Sipas drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri, falë këtij donacioni, 6 reparte të bllokut internistik ku qëndrojnë pacientët të hospitalizuar do të kenë dhoma moderne dhe bashkëkohore, ku secila dhomë do të ketë banjo dhe toalet veçmas. Deklaroi Iliri Demiri Ndërkaq, filantropi i njohur tetovar Lazim Destani tha se ka bërë vizitë në shumë reparte të Spitalit Klinik të Tetovës dhe ka parë se shumë dhoma janë jashtë funksionit, kurse pret që në të ardhmen me këtë donacion të përmirësohen dukshëm kushtet për pacientët. Ai tha se përderisa synimi i të gjithëve është që vendi të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, prandaj edhe pacientët duhet që të keët kushte sikurse i kanë pacientët në mbarë Evropën.  Zotëri Destani tha se fillimisht është formuar një komision që ka detektuar nevojat e Spitalit Klinik të Tetovës dhe më pas është vendosur që të ndihmohet. Edhe pse vlera e nënshkrimit të kësaj marrëveshje është 1 milion euro, megjithatë filantropi Lazim Destani është shprehur se nëse paraqitet nevoja ky donacion mund të jetë edhe më i lartë. Ndryshe, sot në Qendrën Urgjente në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës është nënshkruar marrëveshja për këtë donacion që pritet të realizohet për një kohë të shkurtër./TV KOHA/

Të fundit