19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Çairit pranoi donacion prej 100 tabletëve nga kompania “Ekolog”

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu pranoi donacionin prej 100 tabletëve nga kompania e mirënjohur “Ecolog International” e udhëhequr nga familja Destani, pajisje këto për të cilat në këtë periudhë më së shumti kanë nevojë shumë nxënësit që përballen me sfidën e mungesës së pajisjeve adekuate për ndjekjen e procesit arsimor onlajn.

Komuna e Çairit pranoi donacion prej 100 tabletëve nga kompania “Ekolog”

“Për ne si komunë është shumë e rëndësishme që pa përjashtim të gjithë fëmijët respektivisht nxënësit tanë, të ndjekin pa asnjë pengesë procesin e adaptuar edukativo-arsimor duke lejuar që drita e dijes të ndriçojë pa ndërprerje rrugën e tyre të jetës. Duke konsideruar se ekzistojnë familje gjendja ekonomiko-sociale e të cilave nuk u mundëson atyre që fëmijëve të tyre t’iu ofrojnë kushte për ndjekjen e mësimit në këtë formë për shkak të mungesës së internetit dhe mjeteve teknologjike, iniciativat e këtilla humanitare si kjo e sotmja janë të një rëndësie të madhe dhe unë shpreh faleminderimin e sinqertë ndaj familjes Destani dhe udhëheqësisë të kompanisë Ecolog International”, ka thënë kryetari i Çairit, Visa Ganiu.

Tabletët në fjalë posedojnë edhe opsion për vendosjen e SIM kartelës”. fab/

Të fundit