KSHZ-ja, pa qëndrim për zgjedhjet eventuale më 5 korrik – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

KSHZ-ja, pa qëndrim për zgjedhjet eventuale më 5 korrik

Nëse i mjaftojnë 35 ditë për të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk përgjigjet.

Në rast se Presidenti nuk shpall gjendje të jashtëzakonshme për herë të katër, nga fillimi i qershorit dhe deri më 5 korrik mbeten gjithsej 35 ditë në dispozicion për të përditësuar listën zgjedhore dhe për të përfunduar aktivitetet e tjera zgjedhore të cilat ishin pezulluar kohë më parë. Më herët, kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski kishte deklaruar se për një proces të besueshëm dhe në përputhje me Kodin zgjedhor, KSHZ-së do t’i duhen 40 deri 50 ditë përgatitje.

Qeveria brenda javës do ta shqyrtojë nevojën eventuale për të propozuar edhe një herë tjetër shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, në rast se ka nevojë.

Nëse kjo është e nevojshme, nëse nevojiten kushte që përmes gjendjes së jashtëzakonshme ta menaxhojmë më mirë këtë situatë, atëherë do të miratojmë edhe një vendim të tillë. Megjithatë tani në këtë moment, nuk ka vendim për këtë – tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Dekreti i Qeverisë me të cilin u pezulluan aktivitetet zgjedhore, parashikon që 22 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme të mbahen zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, sipas ekspertëve, zhvendosja e datës eventuale mund të rregullohet me dekrete të tjera nga Qeveria./alsat

Related posts

E gjithë Tirana në rrugë….Pa nik nga tërmeti që shkundi Shqipërinë

Televizioni Koha

Koalicioni “Tash është Koha” sonte do të marshojë për shkak të shkeljes së të drejtës së votës

Televizioni Koha

Korriku i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

Televizioni Koha

Leave a Comment