25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kush është Naser Ziberi?

Sot gjatë hapes zyrtare të fushatës, për zgjedhjet parlamentare 2020, nga Prespa kryetari i partisë Bashkimi  Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, më në fund bëri të ditur edhe emrin e kandidatit për kryeministrin e parë shqiptarë.

Deri më tani, të shumtë kanë qënë emrat e spekuluar si kandidatë potencialisht të mundshëm, ndërsa sot Z. Ahmeti ju dha fund dilemave duke thirrur emrin e Naser Ziberit.

Po kush është Naser Ziberi?

Naser Ziberi është lindur në vitin 1961 në fshatin  Llaskarcë të  Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka lindur në një familje të përbër prej tre djemsh dhe një vajzë. Është bashkëshkort dhe baba i tre fëmijëve, të dy vajzave dhe një djali. Shkollën fillore e ka kryer ne fshatin Bukovic.  Ka mbaruar studimet e larta ne  Fakultetin Juridik të Prishtinës. Në rininë e tij ka punuar si  gazetar i të përditshmes “Flaka e vëllazërimit” në Shkup. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionar i lartë i PPD-së.  Në moshën 33 vjecare kandidohet për herë të parë si deputet me PPD-në dhe e ka ushtruar këtë funksion për tre mandate në vitet 1990,1994,1998. Në periudhen 1996 -98 ka qenë ministër i punës dhe politikës sociale, zv.Kryeministër i Maqedonisë së Veriut si dhe bashkpërpilues i Marveshjes së Ohrit. Aktualisht jeton ne Shkup dhe  ushtron profesionin e noterit.

Si mendoni, a është emri dhe figura që i duhet Maqedonisë së Veriut për kryeministrin e parë shqiptarë.

[wpdevart_poll id=”2″ theme=”1″]

 

 

Të fundit