26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja anti-bixhoz paralajmëron bllokim të rrugëve

Lëvizja kundër bixhozit është e dëshpëruar që Kuvendi para se të shpërndahet nuk arriti t’i miratojë propozim-ndryshimet e ligjit për lojërat e fatit, përcjell GazetaExpress.

Ata paralajmërojnë masa më radikale, protesta dhe bllokim të rrugëve, por tashmë kanë edhe kërkesa më radikale.

VMRO dhe LSDM deri në momentin e fundit nuk u prononcuan cili është qëndrimi i tyre rreth kërkesës për dislokimin e këtyre objekteve 3 kilometra larg vendbanimeve. Propozim-ndryshimet që i propozoi BDI-ja as që arritën të futen në debat parlamentar.

Propozimi i ri i Lëvizjes kundër bixhozit do jetë që sipas shembullit të Shqipërisë, të mbyllen plotësisht kazinot e bastoret. Autoritetet në Shqipëri në fillim të vitit të kaluar ia vunë drynin dyerve të kazinove dhe bastoreve. Atje u mbyllën 4300 lokale të tilla, ndërsa sipas ndryshimeve ligjore në Shqipëri, çdo kazino ose bastore që do tentojë të punojë në mënyrë të paligjshme, do trajtohet si parcelë me marihuanë./GazetaExpress/

Besmir Lika

Të fundit