24/05/2022
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Pakoja e tretë e masave ekonomike do ta rrisë konsumin privat dhe do të stimulojë rritjen dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore

Pakoja e tretë e masave ekonomike, të miratuara nga qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, përfshin të gjithë personat e papunë, kategoritë e cenueshme nga shoqëria, të rinjtë, familjet me të ardhura të ulëta dhe profesionistët mjekësorë. Kjo pako përfshin gjithashtu të gjithë sektorët e prekur nga kriza, kompanitë vendase, ndërmarrjet eksportuese, shërbimet, bujqësinë dhe turizmin.

Pakoja me vlerë prej 355 milionë euro, e cila është e dedikuar për 730.000 shfrytëzues, do të transformojë ekonominë tonë dhe do ta bëjë atë më konkurrues, rritjen e konsumit privat dhe stimulimin e rritjes dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendase.

Ajpo përfshin kartelë pagesore prej 150 euro për produktet dhe shërbimet nga vendi për rreth 100.000 qytetarë.

Grupi i tretë i masave, me 16 milionë euro, gjithashtu mbështet edhe turizmin vendor.

Mbështetje prej nëntë milionë euro për 100.000 të rinj, studentë dhe gjimnazistë.

Masa përfshin vauçer deri në 100 euro për të mbuluar tarifat e shkollimit në Universitet, si dhe akomodimin në konviktet e studentëve dhe ambientet e regjistruara të akomodimit për studentë dhe gjimnazistë. Të rinjtë gjithashtu do të marrin dhe kartelë pagesore, me vlerë prej 50 euro për produktet dhe shërbimet vendase.

LSDM përmes kësaj pako i mbron vendet e punës për qytetarët dhe krijon mundësi të reja, së bashku për të triumfuar kundër krizës me koronavirusin.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së

Të fundit