26/02/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, prej sot pagesa e ndihmave sociale dhe shtesave tjera

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot, 2 shtator, fillon pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe për fëmijë për muajin gusht të vitit 2020.

“Fillon pagesa e të drejtave sociale dhe për mbrojtjen e fëmijëve dhe kjo garanton kompensimin për fëmijë, kompensim i posaçëm për muajin 09/2020, ndihmë e njëfishtë në para për foshnja, kompensim për prindër për fëmijën e tretë dhe katërt, kompensim i njëfishtë prindër, kompensim për arsim – studime, ndihmë e garantuar minimale, asistencë sociale në para – pagesë retroaktive, asistencë e përhershme me para – pagesë retroaktive, kujdesi për persona tjerë, asistencë e njëfishtë në para, mobilitet dhe verbim, strehim civil invalidor, social”, kumtuan nga MPPS.

Mëtej siç theksohet, fillon pagesa e sigurisë sociale – pensionit social, strehim azilkërkuesish, asistencë sociale për kujdestarët dhe kompensim në para për familjet kujdestare.

Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të asistencës sociale në kushte rreziku nga virusi KOVID-19, Ministria informon se pagesa do të bëhet në tre grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me renditjen e alfabetit i përcaktuar, sipas shkronjës së parë të mbiemrit, si më poshtë: 2 shtator (e mërkurë) – A, B, V, G, D, Gj, E, ZH, Z, X, ; 3 shtator (e enjte) – I, J, K, L, LL, M, N, NJ, O; 4 shtator (e premte) – P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH,SH.

“Shfrytëzuesit e të drejtave në para të cilët posedojnë kartela debitore do të mund t’i tërheqin paratë nga bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa me kartela në rrjetet e shitjeve apo përmes bankave elektronike dhe në celular, nga 2 shtatori i vitit 2020”, kumton MPPS.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton në obligimin për mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e distancës fizike prej dy metrash.

Të fundit