24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Masat dhe projektet për mbështetje të biznesit dhe qytetarëve do të vazhdojnë edhe pas krizës shëndetësore-ekonomike

Ministria e Ekonomisë edhe pas përfundimit të krizës shëndetësore-ekonomike do tël vazhdojë të zbatojë masa dhe projekte për mbështetje të biznesit dhe qytetarëve. Rritja e konkurrencës, investimet në kapacitetet industriale dhe në inovativitetin e kompanive edhe më tej do të mbetet prioriteti ynë kryesor, porositi sot ministri i resorit, Kreshnik Bekteshi.

“Gjatë dy muajve të kaluara si rezultat i pasojave negative që i shkaktoi KOVID-19 ndaj ekonomisë, Qeveria solli një sërë masash të jashtëzakonshme për mbështetje të kompanive më të goditura, por edhe për qytetarët më të rrezikuar, ndërsa Ministria e Ekonomisë paralelisht punoi edhe në realizimin e masave të tjera për mbështetje të ekonomisë nga programet vjetore të cilat ishin miratuar në fillim të vitit. U bëj thirrje të gjitha kompanive ta shfrytëzojnë mbështetjen që e jep Qeveria për përballje me këtë krizë dhe të aplikojnë për masat për mbështetje të ekonomisë”, tha Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Në fillim të këtij viti, saktësoi, u publikuan disa konkurse publike për ,mbështetje të ekonomisë përmes Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi, përmes Programit për efikasitet energjetik, si dhe Programit për politikë industriale.

Theksoi se javën e kaluar më 30 prill përfundoi edhe konkursi publik për Bashkëfinancim të projekteve të odave zejtare për zhvillim dhe promovim të zejtarisë.

Në pjesën e mbështetjes së kompanive, siç informoi, gjithashtu ka përfunduar konkursi publik për Mbështetje financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Ai u bëri thirrje të gjitha grave sipërmarrëse të aplikojnë në konkursin publik për mbështetje financiare për sipërmarrësinë e grave.

“Konkursi zgjatë deri në fund të majit., tashmë kanë arritur aplikacione në Ministrinë e Ekonomisë të cilat po shqyrtohen, ndërsa buxheti i përgjithshëm i paraparë për këtë dedikim është 1,5 milionë denarë. Masa parasheh subvencionim të ndërmarrjeve në mbi 50 për qind pronësi të grave, por edhe për kompani të cilat drejtohen nga gratë, përmes bashkëfinancimit të 50 për qind të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 120 mijë denarë për aplikues të bëra për furnizim të pajisjes dhe veglave, zgjidhjeve softuerike dhe përmirësimit të hapësirës afariste”, theksoi Bekteshi.

Në pjesën e masave për politikë industriale u bëri thirrje të gjitha kapaciteteve përpunuese të aplikojnë në konkursin publik dedikuar për industrinë përpunuese.

“Afati i fundit për aplikim për këtë masë është 31 korriku, ndërsa janë paraparë 4,5 milionë denarë për mbështetje të ndërmarrjeve për zhvillim të subjektit afarist, zhvillim të prodhimit dhe zhvillim të tregut. Me masën sigurohet mbështetje financiare prej 75 për qind nga vlera e projektit, por jo më shumë se 300 mijë denarë”, theksoi Bekteshi. ab/

Të fundit