24/02/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH: Nxënësit e shkollave fillore do të kërkojnë përmbajtje mësimore dhe edukative, përmes pajisjeve IT për qasje të sigurt në internet

 Infrastruktura e informacionit dhe komunikimit në shkollat fillore në vend është avancuar. Në 40 shkolla tashmë janë vendosur pajisje të reja, bashkëkohore, përmes të cilave nënësit do të mund të qasen në mënyrë të sigurt në rrjetin global të internetit me qëllim që më lehtë t’i përvetësojnë materialet mësimore, ndërsa njëkohësisht të kërkojnë edhe përmbajtjeve edukative shtesë, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 MASH-i shpjegon qasja mundësohet nëpërmjet pikave qasëse pa rrjetë në të gjitha klasat, ndërsa kërkimi i përmbajtjeve është i kufizuar vetëm për nevojat arsimore

“MASH me qëllim të mbrojtjes të nxënësve, nëpërpjet sistemit qendror do të mundësojë që të gjitha përmbajtjet e tjera të shënuara si të papërshtatshme për moshën e fëmijëve. Pajisjet janë furnizuar përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avancimin e arsimit fillor i cili është financuar me mjete nga Banka Botërore”, thekson MASH-i.

Shton edhe se më parë, MASH- i ka investuar në kompjuterë të rinj personalë dhe portativë për shkolla, tabela smart, skanerë 3D, printera, projektorë, sisteme të ruajtjes dhe menaxhimit të të dhënave…..

“Gjithashtu janë furnizuar mjete të reja mësimore dhe ndihmëse për kabinetet e lëndëve të shkencave shoqërore si histori dhe gjeografi, si dhe kabinetet krejtësisht të reja në shkencat natyrore në të gjitha shkollat fillore”, informon MASH-i.

Të fundit