25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbeten dallimet kryesore për ligjin e prokurorisë publike

Grupi i punës i VMRO-DPMNE-së këtë fundjavë në Ministrinë e Drejtësisë sërish dërgoi materiale për Propozim ligjin për prokurorinë publike, por dallimet kryesore mbeten edhe më tej.

“Këtë uikend nga VMRO-DPMNE-ja dërguan materiale sërish, por dallimet kryesore mbeten edhe më tej. Materialet nuk ishin në pajtim me rekomandimet evropiane për hapjen e negociatave. Bisedimet do të vazhdojnë” thonë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Grupet e punës të pozitës dhe opozitës deri tani kanë mbajtur disa takime për ligjin e prokurorisë publike, me të cilin duhet që të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike.

Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi i PSP-së, fati i procedurave që tashmë kanë filluar edhe përdorimi i argumenteve.

Për miratimin e ligjit për prokurori publike e domosdoshme është shumica e dy të tretave dhe ky është edhe një kusht për marrjen e datës për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Të fundit