24/02/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me duar dhe këmbë të lidhura, Vanjën e kanë futur në një thes e më pas në bagazhin e një veture, thotë Spasovski

Ministri Spasovski është pyetur se si janë lidhur këto dy vrasje dhe çfarë është bërë për pesë ditë.

– Vanja është kapur në hyrje të banesës. I janë lidhur dhe këmbët dhe e kanë futur në bagazhin e një veture. Pas kësaj, dy veturat gjatë gjithë kohës lëviznin bashkë, thotë Spasovski dhe shtoi:

– Që në momentin e parë janë marrë të gjitha masat për personin e zhdukur në Veles. Në fillim nuk kishte asnjë korrelacion midis dy rasteve. Në datën 27, kur vajza u deklarua e zhdukur, ka pasur dy denoncime, një në mëngjes nga nëna dhe të dytin më vonë nga babai. Por kërkimi fillon pas aplikimit të parë. Paralelisht, hetimi është kryer këtu dhe Veles. Janë marrë një sërë masash, video survejime dhe gjithçka të nevojshme . Fëmija është kapur në pallatin ku banonte, pasi paraprakisht ka marrë informacion se po largohej vetëm. Nuk është e vërtetë se nuk është marrë asnjë veprim për shkak të samitit të OSBE-së, kjo është gënjeshtër absolute, tha Spasovski.

Të fundit