27/07/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me ndarjen e çmimeve, u përmbyll manifestimi tradicional “Çmimi i Nëntorit”, në Gostivar!

Mbrëm në Pallatin e Kulturës në Gostivar, me ndarjen e çmimeve për punimet e përzgjedhura artistike, u mbyll edicioni i tetëmbëdhjetë me radhë i manifestimit tradicional “Çmimi i Nëntorit – 2023”, njofton Gostivari Sot

Komisioni artistik në mbledhjen e mbajtur më 17 nëntor 2023 dhe që përbëhej nga nga Prof. Reshat Ameti, Prof. Xhelil Rufati si dhe Prof. Xhezair Rexhepi bëri përzgjedhjen e çmimeve.

Artiste Syarta Lufi u pagëzua me çmimin “Draudacum – artist i ri”, Berlinda Amiti – Çmimi për fotografi,
Dashmir Bajrami – Çmimi për pikturë si dhe Bejtulla Zaimi – Çmimi i Nëntorit – 2023.

“Ekspozita mbarëkombetare “Çmimi i Nëntorit”, këtë vit organizohet për të 18 vit me rradhë me pjesëmarrjen e artistëve nga gjitha trevat shipetare, këtë vit patem vlera nga lëmia e pikturës, skulpturës, grafikës, fotografisë, insalacionit dhe artit digital. Faleminderit të gjithëve që ndajtët kohë nga koha e Juaj e çmuar dhe vizituat këtë ekspozitë mbarëkombetare”, tha mes tjerash Arjan Rufati kryetar i shoqatës Draudacum, i cili faleminderoi të gjithë autoritetet që në kuadër tëe kompetencave vendimamarrëse përkrahen shoqatën dhe ndihmuan artin në përgjithësi.

Shoqata e Artistëve Figurativ “Draudacum”, u themelua në vitin 1999 në sallën e kuvendit të Komunes së Gostivarit. Që nga ky vit në këë shoqatë janë ndërruar disa kryetar dhe kryesi. Aktiviteti i Shoqatës gjatë gjithë kohës ka qenë aktiv me ekspozita personale, kolektive, humanitare, koloni artistike dhe shumë aktivitet te ndryshme.

Një ndër kërkesat e shumta të Shoqatës ka qenë edhe themelimi i Galerisë së Gostivarit si nevojë për të gjithë artistët, ku me iniciativë të Shoqatës dhe me vendim të Qeverisë së Republikes së Maqedonisë së Veriut u themelua në mars të vitit 2023. Gostivari Sot

Të fundit