29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më së shumti borë ka rënë në Mavrovë, Dibër dhe Pozharan

Mbulesë më e madhe e borës deri në orën 7 sot është matur në Hanet e Mavrovës, gjithsej 18 centimetra, vijon Dibra me 12 centimetra, pastaj Pozharani me 12, Shtipi 9, Llazaropolë 8 dhe kështu me radhë, informojnë nga DPHM.

Njëkohësisht temperatura më e ulët sot prej minus 9 gradë është matur në Mavrovë, pas çka vijojnë Krusheva dhe Dibra me nga minus 7 dhe Llazaropolja minus 6.

Njëherit në 24 orët e kaluara deri në orën shtatë sot sediment më i madh ujor ishte matur në Llazaropolë, Shkup, Prilep dhe Manastir.

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë i vranët dhe jo shumë i ftohtë me reshje të përkohshme kryesisht të borës. Temperaturat e ditës në Shkup, priten të arrijnë deri 2 gradë. fc/

Të fundit