17/05/2022
16.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Është e qartë se kush është koka e rastit”Reket”

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski në lidhje me rastin “Reket” sot në konferencë për shtyp theksoi se prokuroria duhet të veprojë sipas ligjeve dhe të akuzuarit e vërtetë në këtë rast të nxirren para drejtësisë.

“Tani është e qartë se pse teksti i ligjit për prokurorinë publike duhej të ishte ashtu siç është, kështu që me të vërtetë nuk kam çka të shtoj, përveç asaj që të apeloj deri te organet përkatëse për veprim transparent dhe të plotë në lidhje me rastin “Reket” pa dallim se në ato masa të posaçme hetuese ka bërë pjesë vëllai, a ka bërë pjesë vëllai tjetër, a ka bërë pjesë kushëriri ose dikush tjetër”, deklaroi Mickoski.

Në “Reket”, sipas tij, situata është e qartë si ditë, dhe se dihet se kush oktopodi tani, dhe kush është koka e oktopodit.

“Nuk duhet ne aspak edhe të mendojmë e as të zgjidhim rebuse. Është e qartë se çka nënkupton oktapodi i quajtur ‘Reket’ në këtë rast, kush është koka e atij oktapodi. Për fat të keq e pamë dje në ton më të gjerë se si kërkon drejtësi në shtetin tonë, supozoj kërkon amnisti të re. Është shumë e qartë dhe në këto masa të posaçme hetuese, kjo zhvatje ishte bërë zbavitje familjare, prandaj, e shohim jo vetëm Zoran Zaevin por edhe vëllain e tij ishte takuar me njërin prej të dyshuarve dhe është dënuar në këtë rast. Sigurisht nuk kanë folur për romane dhe ndonjë poezi. Supozoj se temë e bisedës ishin interese biznesi ose marrëveshje biznesi në mesin e të cilave temë e pashmangshme ishte sigurisht edhe rasti ‘Reket’, tha Mickoski.

Zaevi, sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, disa herë deri më tani ka thënë se distancohet që në fund, siç tha, “të shohim se e arrestuara Janeva edhe kishte shkuar në rezidencën e kryetarit të Qeverisë”.

“Sigurisht atje nuk ishin takuar me persona nga sigurimi, supozoj ishte takuar me Zoran Zaevin, supozoj se temë e bisedës ishin biseda në lidhje me rastet në Prokurorinë Speciale Publike. Njëkohësisht shohim se si tashmë ky i gjykuari, i cili e pranoi fajin, kishte shkuar në Qeveri, ndërsa paraprakisht Zoran Zaevi nëse e mbani mend tha se vetëm një herë ishte takuar me atë person, kur ky i kishte sjellë investitorë në qeveri, ndërsa e shohim se aty në hyrjen e pasme kishte hyrë vetë pa u shoqëruar nga ndonjë investitor”, tha Micskoski.

Secili prokuror i cili dëshiron të punojë sipas ligjeve dhe i cili dëshiron ta qojë këtë rast deri në fund, sipas tij, “dihet se kush është këtu organizatori kryesor, inspiruesi, skenaristi i gjithë rastit të quajtur “Reket”.

Sa i përket ligjit për prokurorinë publike, Mickoski përsëriti se ekipi i juristëve të partisë e analizon procedurën gjithëpërfshirëse nga aspekti juridik dhe kur do të përfundohet analiza, konstatohen parregullsitë dhe anomalitë, do të veprojmë sipas rekomandimeve. MEDIAL.mk

Të fundit