29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski-Hollshtajn: VMRO-DPMNE-ja bën përpjekje për formimin e shumicës së re parlamentare

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski sot u takua me ambasadoren gjermane në vend Ende Hollshtajn, në të cilën biseduan për gjendjen aktuale politike, zgjedhjet dhe prioritetet e ardhshme shtrategjike.

Mickoski, siç kumtoi Qendra për komunikime e partisë, theksoi se në bazë të besimit të marrë nga qytetarët dhe duke besuar në parimet dhe verat të cilat janë elaboruar nga ana e Koalicionit për ripërtëritjen e Maqedonisë, bën përpjekje për formimin e shumicës së re parlamentare që do të thotë përfshirje me punë serioze për tejkalimin e krizës së rëndë në të cilën gjendet shteti.

Mickoski në takim theksoi se janë të nevojshme angazhime serioze të të gjitha institucioneve në realizimin e agjendës evropiane dhe avancimin e rrugës ndaj integrimit në Bashkimin Evropian. “Qeveria e LSDM-së nuk është e aftë të japë rezultate të cilat do të njihen nga partnerët strategjikë nga Unioni”, ka thënë Mickoski në takim.

Sipas tij, “zgjedhjet nuk mund të vlerësohen si korrekte dhe demokratike, sepse, siç theksoi, pushtetit ka zbatuar disa shkelje, ryshfete dhe parregullsi gjatë votimit me çka seriozisht prishet fundamenti demokratik i zgjedhjeve, ndërsa shteti mori edhe vërejtje serioze për zgjedhjet të vlerësuara nga misioni i OSBE-së”.

Paraprakisht sot LSDM-ja përmes një kumtese përsëriti se do ta formojnë qeverinë e cila, siç theksuan, do të vazhdojë në rrugën e përparimit, demokracisë, drejtësisë, sundimit të ligjit.

“Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja, jo vetëm që vazhdon me politika të suksesshme, por mandatin tjetër obligohet të ofrojë politika dhe masa edhe më të mëdha dhe madje edhe më të mira, të orientuara ekskluzivisht në interes të shtetit dhe qytetarëve”, theksuan nga LSDM-ja.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik, LSDM-ja fitoi 46 mandate, ndërsa VMRO-DPMNE-ja 44. fb/

Të fundit