16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: VMRO-DPMNE shënon 30 vjet nga themelimi, ideja e partisë është Maqedonia

Sot, VMRO-DPMNE shënon 30-të vite nga themelimi i saj në vitet e largëta të 1990-ës. Në këtë ditë u kurorëzua ideja e krijimit të entiteti politik që do të jetë bartësi i luftës shekullore maqedonase për shtetin e vet të pavarur dhe sovran. Pikërisht, ishte VMRO-DPMNE-ja partia e parë që foli për Maqedoninë jashtë Federatës Jugosllave. Dhe ky ideal mori përfundimin e vet më 8 shtator. Ideja e VMRO-DPMNE-së atëherë, tani, dhe ju siguroj se në të ardhmen do të jetë Maqedonia, tha në video paraqitjen lideri i partisë, Hristijan Mickoski.

Mickoski, thotë se fjalët e apostullit të luftës maqedonase për liri, Goce Dellçev janë udhëzuesi i çdo maqedonasi të ndershëm.

“Siç thotë apostulli i luftës maqedonase për liri – a mund të ketë vend tjetër për një maqedonas përveç Maqedonisë, a ka ndonjë komb më të pakënaqur se ai maqedonas dhe a ka fushë më të gjerë pune se sa në Maqedoni. Këto fjalë të tij janë udhërrëfyes të çdo maqedonasi të ndershëm dhe të sinqertë për më shumë se një shekull. Maqedonia ishte ideja që drejtoi heronjtë e Luftës Nacionalçlirimtare, presidenti i parë i Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov Çento në prag të themelimit të shtetësisë maqedonase do thoshte: “Tani po ndërtojmë shtet maqedonas dhe do ta ndërtojmë. Si do të quhet ai vend, kuptohet Maqedoni”, tha Mickoski.

Ai rikujton se VMRO-DPMNE shënon 30 vite, ndërsa 127 vite edhe Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase. bs/fab

Të fundit