27/07/2024
31.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot kryesisht me vranësira, prej nesër priten reshje të borës

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, përgjatë disa luginave me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Gjatë natës do të ketë reshje shiu në pjesët veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 1 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup kryesisht me vranësira me paraqitjen e mjegullës dhe erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të ulet deri 4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 11 gradë.

Të shtunën do të ketë ndryshim të theksuar të motit me reshje, të cilat vende-vende do të jenë më të shumta (mbi 25 l/m2). Në zonat malore reshjet do të jenë nga bora, ndërsa gjatë ditës reshjet do të kalojnë në borë edhe në zonat më të ulëta.

Në male do të krijohet mbulesë dëbore më e madhe, e në disa vende më të ulëta mbulesë më e vogël bore. Gjatë periudhës së fundjavës do të fryjë erë e fortë, herë pas here e fortë nga veriu, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe do të mbeten të ulëta deri në mesin e javës së ardhshme.

Të fundit