21/05/2022
24.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot sot, me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të borës

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se sot në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të borës.

Në disa vende thuhet se reshjet do të jenë më të dendura, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Do të fryjë edhe erë veriore, ndërkaq temperaturat do të jenë: minimalja prej -2 deri në 3, kurse maksimalja – prej 2 deri në 7 gradë Celsius, transmeton TV21.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet deri në 2, kurse maksimalja do të arrijë deri në 5 gradë celsius.

Mot i ngjashëm, me vranësira dhe i ftohtë pritet edhe gjatë ditëve në vijim. Do të shoqërohet me reshje të kohë pas kohshme të shiut dhe borës. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë kohore.

Të fundit