26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Murseli dhe Sela: Do ketë subvencione për gratë që merren me arte-zanate

“Dje bashkë me kryetarin e ASH-së Ziadin Selën dhe me kandidatet e mundshme për Këshill komunal patëm takim me zonjat e zonjushat e asamblesë. Kryetarja e Asamblesë – Tetovë Lulzime Qoku tha: sot jemi këtu për të folur e të diskutojmë mes veti, tu rikujtojmë a duan status quo apo ndryshimin. Tetova do të jetë shtëpi për ne! Ilire Dauti tha: respekti që ka z. Vullneti e njoha nëpërmjet programit të tij! Thjeshtë falemnderit! Për gruan dhe vajzat që duhet mbështetur kudo nëpër insitucione. Pas 17 tetorit Tetova ka Vullnet për të punuar. Kryetarja e Asamblesë së Gruas Vjollcë Berisha: ne kemi vendosur që t’i prijmë ndryshimit dhe vetëm ne jemi që mund ta bëjmë. Në këtë takim pata fjalën edhe unë mbi të gjitha thash se do të ketë subvencione për gratë që merren me arte-zanate. Aspekt të veçantë do t’i japim gruas në institucione, pas çdo burri të suksessshëm rri një grua e suksesshme. Ziadin Sela: pozicioni i femrës nuk është ku duhet në këtë shoqëri të mbrapsht. Suksese në zgjedhje të gjitha zonjave dhe zonjushave”, ka shkruar kandidati i ASH-AAA, për Tetovën, Vullnet Murseli.

Të fundit