06/10/2022
20.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Kuvend mbledhje të komisioneve të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Politikës së Jashtme

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të vazhdojnë mbledhjet e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe të Komisionit të Politikës së Jashtme.

Komisioni i Çështjeve të Zgjedhjeve dhe Emërimeve vazhdon me debatin për kandidatët e propozuar për gjykatës kushtetues me çka ende debatohet për propozimin që Todor Vitllarov, i punësuar në prokurorinë e Shtipit, të jetë gjykatës kushtetues.

Paraprakisht, anëtarët e Komisionit e votuan kandidaten Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacionin civil, të propozohet në Kuvend si gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët deri më tani, dhanë mbështetje edhe për kandidaturën e gjykatësit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender. Kandidatura e ardhshme që do të shqyrtohet do të jetë e prokurorit aktual shtetëror Lubomir Joveski, i cili bashkë me Vasiq Bozazhieva janë propozuar nga partitë në pushtet.

Nga gjashtë personat të cilët janë propozime të VMRO-DPMNE-së, deri më tani është refuzuar kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska. Propozime të opozitës janë edhe profesori universitar Savo Klimovski, gjykatësi në pension Branko Sekullovski, gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese Vesna Jovanovska, prokurori Todor Vitllarov dhe Vojisllav Dimovski prokuror publik nga Gjykata Themelore Publike në Ohër.

Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit punon në përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e paraparë katër anëtarëve u ka kaluar mandati.

Në vazhdimin e mbledhjes së Komisionit të Politikës së Jashtme platformat e tyre për aktivitetet diplomatike sot do t’i prezantojnë ambasadorët e rinj të autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada, Agron Buxhaku, në Mbretërinë e Norvegjisë, Driton Kuqi dhe Metodia Belesvski në Mbretërinë e Belgjikës.

Në kuadër të mbledhjes së njëjtë, dje filtrin në kuvend e kaloi ambasadorja Evgenia Ilieva, e cila shkon në mision diplomatik në Republikën e Sllovakisë, ndërsa në fund të korrikut, para deputetëve platformën për aktivitetet diplomatike e prezantoi ambasadori i autorizuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zoran Popov. Për shkak të karakterit të besueshëm të informacioneve, siç theksoi atëherë përfaqësuesi i MPJ-së, Popov tezat e tij i prezantoi pas dyerve të mbyllura dhe para deputetëve të cilët posedojnë certifikatë të sigurisë. Ambasadorja Ilieva mbrojti tezat në mbledhje të hapur. Ajo si përfaqësuese e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka kërkuar që seanca të jetë e hapur pasi është konstatuar se nuk ka kuorum për punë për shkak se anëtarët e Komisionit nuk kanë pasur certifikatë sigurie, e cila është kusht për pjesëmarrje në mbledhje të mbyllur. zhurnal.mk

Të fundit