15/08/2022
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në prill janë lëshuar 173 leje ndërtimi, do të ndërtohen 835 banesa të reja

Në prill të këtij viti janë lëshuar 173 leje për ndërtim, që është për 27,9 për qind më pak krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Numri më i madh 36 janë në rajonin e Shkupit, pas së cilës vijon Pollogu me 25 ndërsa në rajonet tjera numri lëviz prej 15 deri 18, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim në prill, vlera e paraparë e objektit arrin 3.657.228 000 denarë, që është për 31.1 për qind më pak krahasuar me muajin e njëjtë nga viti i kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 92 (53,2 për qind) janë dedikuar për objekte nga ndërtimi i lartë, 18 (10,4 për qind) për ndërtim të ulët dhe 63 (36,4 për qind) për objekte për rikonstruim.

Nga 173 objekte për të cilat janë lëshuar leje për ndërtim, 93 (53,8 për qind) investues janë persona fizik, ndërsa 80 (46,2 për qind) investues janë subjekte afariste. sn/

Të fundit