19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga një muaj paraburgim për 7 persona që u kapën me rreth 210 kg drogë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve B.S., G.K., Xh.S., H.B., shtetas të Kosovës dhe J.B., F.B., F.B.1, shtetas të Maqedonisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.

Të pandehurit dyshohet më 10.02.2019, në Papaz dhe Pojatë të Ferizajt, pas një bastisjeje të policisë sektori antidrogë, janë kapur me rreth 210 kilogramë marihuanë, e cila ishte destinuar për shitje dhe transportim jashtë Kosovës.

Me këtë rast sasia e drogës është konfiskuar, ndërkohë që palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Të fundit