26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga Polonia janë kthyer shtatë shtetas të Maqedonisë

Shtatë shtetas të Maqedonisë që u ishin në Poloni u kthyen sot në vend në një fluturim humanitar dhe do të jenë në karantinë shtetërore për 15 ditët e ardhshme.

Ndihma nga MPJ që të kthehen Polonia u kërkua nga 33 qytetarë tanë, por vetëm shtatë prej tyre vendosën të kthehen për shkak të karantinës së detyrueshme shtetërore.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov këtë e sqaroi përmes pro profilit të tij në Facebook.

“Unë e njoftoj opinionin se sot në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit një fluturim çarter humanitar polak ka zbarkuar për të kthyer shtetasit polakë të ngelur në Maqedoninë e Veriut. Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme polake, ne ofruam kthimin e shtetasve të Maqedonisë në Poloni që kërkuan ndihmë përmes ambasadës sonë në Varshavë. Prej 33 të paraqiturve, shtatë qytetarë ranë dakord që jenë në karantinë të detyrueshme dhe sot ato janë kthyer. Mirë se vini në shtëpi! Faleminderit Polonisë!”, shkroi Ministri i Jashtëm./Telegrafi/

Të fundit