20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një ditë para filllimit të fushatës: ODIHR e filloi Misionin për vlerësim të zgjedhjeve, partitë në nxitim të madh

Një ditë para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik, Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) e filloi Misionin special për vlerësim të zgjedhjeve, përderisa partitë në përputhje me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit korona para së gjithash mbajnë konferenca për media dhe propagandë onlajn.

ODIHR dje informoi se ka filluar me Misionin special për vlerësim të zgjedhjeve, si vazhdimësi e monitorimit të procesit të zgjedhjeve që filloi me Misionin për vëzhgim të zgjedhjeve që ishin paraparë për më 12 prill, por ishin shtyrë për shkak të pandemisë me Kovid-19.

“Misioni special për vlerësim të zgjedhjeve e ODIHR do të vazhdojë me vëzhgimin e procesit zgjedhor që filloi me Misionin për vëzhgim të zgjedhjeve (MVZ) në zgjedhjet e mëparshme të caktuara të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë së KOVID-19. Misioni do t’i vlerësojë zgjedhjet për harmonizimin e tyre me përpjekjet e OSBE-së dhe obligimet e standardet tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me ligjdhënien nacionale”, citohet në kumtesën e ODIHR.

Zyra informoi se vëzhguesit do t’i ndjekin aspektet fondamentale të zgjedhjeve, siç janë regjistrimi i votuesve, regjistrimi i kandidatëve, aktiviteti në fushatë dhe mbulim mediatik të fushatës, puna e administratës zgjedhore dhe organet relevante shtetërore, zbatimi i kornizës juridike dhe zgjidhja e kontesteve zgjedhore.

“Një ditë pas zgjedhjeve, ODIHR do t’i publikojë konkluzionet e tij preliminare për procesin zgjedhor dhe do të bisedohet për rrjedhat e tyre në konferencë për shtyp. Raporti përfundimtar me vlerësim të gjithë procesit zgjedhor, i cili përmban rekomandime, të publikohet përafërsisht dy muaj pas përfundimit të procesit zgjedhor”, shtohet në kumtesën e Zyrës së ODIHR.

Në ditën e parë të Misionit, delegacioni i tij i kryesuar nga shefja Laime Andrikine kishte takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në të cilin ishin shqyrtuar të gjitha aktivitetet të cilat do të ndërmerren që të mundësohet proces korrekt dhe demokratike, si dhe mbrojtje e të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje, duke i pasur parasysh rrethanat specifike të cilat i shkaktoi Kovid-19.

KSHZ bëri të ditur se është e hapur për bashkëpunim dhe iu bëri thirrje përfaqësuesve të Misionit të ODIHR që të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet të cilat do t’i ndërmerr Komisioni sipas afateve, rregullave, protokolleve dhe transparencës, me qëllim që të sigurohet proces i suksesshëm zgjedhor.

Misioni i ODIHR përbëhet nga shtatë ekspertë, të cilët do të vendosen në Shkup dhe nga kryeqyteti do ta ndjekin procesin gjithëpërfshirës të zgjedhjeve. Para shpërthimit të pandemisë së Kovid-19, ODIHR paralajmëroi 250 vëzhgues afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve, por edhe përfaqësues zë asambleve parlamentare të OSBE dhe të Këshillit të Evropës, si dhe vëzhgues të tyre afatgjat, por misioni i tillë është suspenduar pr shkak të krizës së koronës dhe kufizimit të udhëtimeve dhe kufizimit të udhëtimeve.

Në vigjilje të fillimit të fushatës, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencë për media i paralajmëroi udhëzimet e përfaqësimit të partisë së tij, të cilat do të bazohen në arritjet e Qeverisë në sferën e jashtme-politike dhe në sferën e brendshme, duke potencuar se nën udhëheqësinë e tyre vendi deri në vitin 2024 do të shfaqë suksese të reja në plan vendor, siç këtë e bëri në periudhën e kaluar në plan ndërkombëtar.

Ai potencoi se zgjedhja e qytetarëve në këto zgjedhje është e lehtë, duhet të zgjedhin “mes partisë së përgjegjshme si LSDM dhe një partie të papërgjegjshme si VMRO-DPMNE, e cila asgjë nuk kishte ndryshuar në periudhën e kaluar”.

Zaevi paralajmëroi edhe padi penale kundër VMRO-DPMNE-së për shkak të, siç tha, fillimit të parakohshëm të fushatës parazgjedhore, duke e akuzuar partinë opozitare se ka vazhduar që të sillet në mënyrë antishtetërore dhe se ndarja e materialeve propaganduese partiake është kulmi i sjelljes së tyre.

VMRO-DPMNE nga ana e saj vlerësoi se publikua në këto zgjedhje nga LSDM-ja dhe Zoran Zaev “nuk do të shoh program, por bomba”. ” Në këto zgjedhje lufta e Zaevit do të jetë me frikë dhe me gënjeshtra! Ekzekutorët nuk i di, por inspiruesit po!” , porositi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, duke akuzuar për sulme dhe ndjekje të anëtarëve zë udhëheqësisë së partisë dhe kandidatëve për deputet.

Ai, gjithashtu, potencoi se zgjedhja e qytetarëve në këto zgjedhje është e lehtë, duhet të zgjedhin “ose ripërtëritje me VMRO-DPMNE ose krim me Zaevin dhe LSDM-në”.

BDI-ja, vazhdoi me plasimin e idesë për “kryeministrin shqiptar”, i cili sipas partisë “do të jetë kryeministër për të gjithë dhe do të japë gjithçka nga vetja për përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve” dhe bëri thirrje për “votim të bashkuar” të pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare.

Zaevi, megjithatë, dje edhe një herë e hodhi idenë e tillë të BDI-së si të papranueshme, duke porositur partinë se me këtë “koncept nacional-populist”, do të humb në zgjedhje dhe do të kalojë në opozitë. Sipas tij, pas 17 vite pushtet është e shëndoshë edhe për shtetin edhe për vetë BDI-në që të kalojë në opozitë, “që të përmirësohet dhe reformohet”. fc/

Të fundit