23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një i vdekur dhe 16 të lënduar, në aksidentet në rrugën Shtip-Radovish

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një burrë 42 vjeçar nga Koçani në aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 minuta në rrugën Shtip-Radovish, në drejtim për në fshatin Luboten.

Zëdhënësi i SPB Shtip, Gordana Panajotova thotë se në këtë aksident në të cilën kanë marrë pjesë tre automjete, nga të cilat dy nga Koçani dhe një nga Radovishi, me lëndime të rënda kanë kaluar edhe shoferi i veturës “opel korsa”, ndërsa dy bashkudhëtarët nga vetura e njëjtë kanë kaluar me lëndime trupore.

Bilanci i përgjithshëm i të lënduarve nga dy aksidentet në Shtip arrin 16 persona, nga të ciltë 11 janë emigrantë. MIA mbrëmë informoi edhe për një aksident i cili ka ndodhur në afërsi të fshatit Lakavicë në rrugën e njëjtë rajonale Shtip-Radovish, në të cilën morën pjesë dy automjete “mercedes”, ndërsa në njërën prej tyre transportoheshin emigrantë, ndërsa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në mjekim spitalor janë 12 persona, ndërsa katër të tjerët janë në mjekim shtëpiak. vdj/fb/

Të fundit