24/02/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një i vdekur dhe një tjetër i helmuar në fermën e derrave në rajonin e Sveti Nikollës!

Dy persona janë helmuar në një fermë derrash në fshatin Amzabegovë të Sveti Nikollës, njofton KlanM.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, kurse tjetri është dërguar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Sipas informacioneve të para, punëtorët janë helmuar nga një materje kimike.

Zëdhënësja e SPB – Shtip, Gordana Panajotova, sic percjell KlanM, për agjencinë e lajmeve MIA ka konfirmuar rastin, kurse në fermën e derrave ekspertizë kanë bërë ekipe të Policisë së Sveti Nikollës, Prokurori Publik dhe inspektori sanitar.

“Ngjarja në SPB – Shtip është denoncuar në orën 11.01, kurse ka ndodhur në 10.30. Në vendngjarje ka vdekur punëtori O.T i lindur më 1978, kurse S.J i lindur më 1971 është dërguar në Spitalin e Shkupit” – ka deklaruar Panajotova.

Njoftohet se trupi i viktimës do të dorëzohet për autopsi, kurse më shumë informacione rreth kësaj tragjedie priten gjatë ditës së martës./KlanMacedonia

Të fundit