20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një person i dyshimtë i rrinte pranë shtëpisë me makinë, policia e kap të armatosur

Një i ri i cili kishte armë me vete, është vënë në prangat e policisë. Efektivët e policisë Vorë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A. M., se aftër banesës së tij ndodhej një automjet dhe dyshonte se kishte shkuar për të vjedhur në banesën e e tij, organizuan punën.

Kështu mbrëmjen e së enjtes u ushtrua kontroll në automjetin e dyshuar që pretendohej nga 25-vjeçari A. M., por gjatë kontrollit dhe verifikimeve nuk ka rezultuar asnjë problem.

Uniformat blu, bazuar në veprimet dhe thëniet kontradiktore të shtetasit A. M., e kanë mbajtur nën vëzhgim prej disa orësh dhe gjatë operacionit policor të koduar “Vora”, në aksin rrugor Sharkë -Vorë kanë ndërhyrë duke e kontrolluar 25-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Të fundit