19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Njëzet e dy raste të reja me Kovid-19, edhe pse masat lehtësohen përgjegjësia dhe mbrojtja personale të mos relaksohen

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja me Kovid-19 nga 462 testime të bëra. Masat kanë filluar të zbuten, por kjo nuk do të thotë se duhet të relaksohet mbrojtja personale dhe përgjegjësia.

Nga të infektuarit e rinj, më së shumti (9) janë në Shkup, 6 në Tetovë, 4 në Prilep de nga një në Kumanovë, Veles dhe Ohër. Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për shëndet publik regjistroi 16 pacientë të shëruar – tetë në Shkup, nga dy në Prilep, Strugë dhe Veles dhe nga një në Gostivar dhe Kratovë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje publikoi se për një javë Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” do t’i hap ambulancat, do të fillojë të funksionojë normalisht dhe do të jetë në shërbim të të gjithë pacientëve, jo vetëm të atyre me Kovid-19. Spitali i cili pjesën më të madhe të kapacitetit e vendosi në dispozicion të Kovid-19, sërish do të jetë në funksion të të gjithë qytetarëve.

Në fuqi mbetet detyrimi për mbajtje të maskës në hapësira të mbyllura dhe të hapura nëse nuk mund të mbahet distanca prej dy metrave, por megjithatë pamja nëpër shitore, markete, e madje edhe në ambiente të hapura nuk është mu e tillë.

“Do të jetë gabim, nëse relaksimi i masave restriktive të Qeverisë interpretohet si fund i rrezikut nga Kovid-19 de krizës me pandeminë. Relaksimi ka të bëjë me masat restriktive, por kjo nuk do të thotë edhe relaksim i mbrojtjes personale, vetëdijësimit dhe kujdesit. Diçka që mund të jetë shumë më keq dhe diçka që do t’i kushtojë shumë Maqedonisë së Veriut është nëse vjen deri te paraqitja e përnjëhershme dhe rritja e numrit të rasteve me Kovid-19, vetëm disa ditë pas zbutjes së masave. Të vihet në situatë në mbyllje të sërishme do të ishte më katastrofale për ekonominë edhe për komunitetin se sa ndikimi i masave të para restriktive”, thotë për MIA-n shefja e zyres së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavilla.

Thekson se ky do të ishte tregues sle të gjitha rezultate pozitive nga dy muajt e fundit me restriksione të ashpra do të përfundojnë në ujë dhe do të kthehemi prej fillimit dhe shton se autoritetet, faktorët dhe qytetarët Maqedonisë së Veriut nuk guxojnë të lejojnë kjo të ndodhë.

“Porosia ime kryesore drejt qytetarëve të RMV-së është të përmbahen. Duket sikur gjithçka që bëjnë jep rezultate, mos u relaksoni. Mbani mend se përballja me pandeminë është në afat të gjatë dhe situata do të vazhdojë të zhvillohet edhe në muajt në vijim. Rreziku i paraqitjes së sërishme dhe përhapjes së sëmundjes do të vazhdojë të ekzistojë dhe do të duhet të kontrollohet përmes zbatimit rigoroz të intervenimeve nga shëndetësia publike derisa virusi qarkullon në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet përreth”, porositë Tavilla.

Gjendje e re e jashtëzakonshme prej 14 ditëve për ballafaqim me efektet ekonomike lidhur me Kovid-19, si dhe për rrumbullkasimin e përgjigjeve shëndetësore të pandemisë shpalli të premten presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, edhe pse Qeveria kërkoi 30 ditë të reja gjendje të jashtëzakonshme. sn/

Të fundit