06/12/2022
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Njoftim nga Komuna e Zhelinës; Te nderuar qytetarë,

Te nderuar qytetarë,
Te nderuar mediume,
Komuna e Zhelinës ju njofton se nga data 01.04.2022 me shkresë zyrtare nga Agjencia për Punësim e Maqedonisë së Veriut, jemi njoftuar se njëanshëm dhe pa arsye ndërpritet Marrëveshja me Komunën e Zhelinës, për zyrën e tyre dispersive në Zhelinë, e cila ishte hapur që në muajn Shtator 2021, nga ish drejtori i kësaj Agjencie z.Abdush Demiri.
Kjo zyrë ishte e paraparë që tju shërbejë qytetarëve të komunës së Zhelinës të cilët për shërbimet e të drejtave të punësimit, drejtoheshin me shumë vështirësi deri në Tetovë, dhe nga ana tjetër hapja e kësaj zyre ishte një tregues i qartë se instutucionet e Maqedonisë së Veriut kishin filluar të decentralizohen.
Mirëpo, fatkeqësisht ndodh e kundërta. Vetëm disa muaj më vonë, sapo në krye të këtij institucioni vjen drejtor tjetër, në këtë rast nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. A thua vallë kjo është hakmarrje politike e institucionale ndaj komunës së Zhelinës, pra, duke mbyllur njëanshëm dhe duke mos patur asnjë arsye të vetme për ndërprerjen e kësaj Marrëveshje të lidhur paraprakisht mes dy institucioneve shtetërore.
Në lidhje me këtë zyrë dispersive, ne si komunë i përshtatëm dhe i plotësuam të gjitha kushtet teknike dhe funskionale, me të vetmin qëllim që qytetarëve tanë tju japim shërbime më efikase, më të lehta dhe në kohë.
E dënojmë ashpër këtë vendim arbitrar, kundërligjor dhe jodemokratik pasi që ky vendim drejtëpëdrejtë i dëmton interest e qytetarëve të komunës së Zhelinës.
Ne si komunë e Zhelinës, pas shumë vështirësive e shumë përpjekjeve, sapo arritëm që t’i decentralizojmë disa institucione shtetërore nga pushteti qendror në atë lokal,gjë që është edhe në frymën e rekomandimeve të Unionit Evropian, fatkeqësisht kjo u rrënua me një vendim joprofesional dhe jodemokratik.
Ky progres institucional që e arritëm sëbashku, fatkeqësisht nuk zgjati shumë, pasi që eksponentë të caktuar udhëheqës me institucionet shtetërore, kepërdorën funksionin e tyre zyrtar, duke sjellur vendime politike në drejtim të cetralizimit të institucioneve shtetërore, e gjë që drejtëpërdrejtë është në kundërshtim me rekomanidemt e Unionit Evropian.
Dënojmë vendimet me motive politike, hakmarrëse, jo progressive dhe jodemokratike. Dënojmë vendimet që janë kundër interest të qytetarëve tanë. Dënojmë vendimet centraliste duke i shërbyer sistemit monist dhe totalitar, pasi të gjithë ne jemi qytetarë të lirë dhe vendimet tona duhet të sjellen në emër të tyre dhe në interes të tyre.
Ju faleminderit!

Të fundit