Osmani: Biden e di të vërtetën, duhet ta presim pozicionin e tij për marrëveshjen me Serbinë - Tv Koha
Rajon

Osmani: Biden e di të vërtetën, duhet ta presim pozicionin e tij për marrëveshjen me Serbinë

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për herë të parë në një media ndërkombëtare si ushtruese e detyrës së presidentit. Në një intervistë për gazetën angleze, Financial Times, Osmani ka thënë se pret që të përmirësohen raportet me SHBA-në me zgjedhjen e Joe Biden si president.

Osmani ka thënë se mbështetja amerikane ishte vënë në dyshim nën administratën Trump, transmeton Gazeta Express.

“Të gjithë e dinë që presidenti i zgjedhur Biden nuk është vetëm ndonjë mik i Kosovës”, tha Vjosa Osmani për FT, duke iu referuar mbështetjes së gjatë të Bidenit për ndërhyrjen dhe dialogun midis Serbisë dhe Kosovës “Ai e di dhimbjen tonë shumë mirë”, tha ajo.

Osmani mori rolin e presidentit të përkohshëm në fillim të nëntorit pasi paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqjen për t’u përballur me akuza për krime lufte të ngritura nga një gjykatë speciale me bazë në Hagë, shkruan “Financial Times”.

Pas një lufte brutale që pasoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, SHBA-ja ka luajtur prej kohësh një rol kryesor në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa, Trump kërkoi të angazhohej, disa i panë ndërhyrjet e tij si shërbim të interesave të ngushta ekonomike dhe politike të SHBA, thuhet tutje në artikull.

“Joe Biden e di të vërtetën dhe e vërteta është shumë e thjeshtë dhe e qartë”, tha Osmani. “Serbia e humbi Kosovën sepse abuzoi me parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial për të vrarë njerëzit që jetuan në atë territor, për të kryer gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai e di të vërtetën dhe nuk do të përpiqet ta ndryshojë atë”.

Si senator amerikan, Biden ishte avokat i zëshëm i ndërhyrjes amerikane në luftën e Kosovës më 1998-99, në të cilën Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi një kryengritje guerile kundër forcave besnike të Sllobodan Millosheviqit. Por ndërsa shumica e krimeve u kryen nga forcat serbe, akuzat për krime lufte kanë ndjekur gjithashtu anëtarët e UÇK-së, shumë prej të cilëve që u zhvendosën në politikë.

Qasja e pritur e një administrate të ardhshme Biden bie në kontrast me përpjekjet e administratës Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje të shpejtë midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Related posts

Kurti nesër në Tiranë, për vizitë të parë zyrtare si kryeministër jashtë vendit

Televizioni Koha

Dritan Abazoviq: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi e mbyllur, e kundërshtoj nëse vjen në rend dite

Televizioni Koha

PARASHIKIMET/ Po kur të vijë vaksina ç’do ndodhë me COVID-19? Shpjegimet optimiste të një doktori turk

Televizioni Koha

Leave a Comment