25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Nuk ka asgjë konkrete rreth koalicioneve

“Informacionet e ndryshme që po qarkullojnë në publik lidhur me arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes VRMO-DPMNE-së dhe BDI-së, janë sajesa portalesh”, theksoi për TV21 zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Sipas tij, këto lajme të paktën nuk e kanë burim partinë që ai i përket BDI-në dhe se janë vetëm spekulime.

Në disa media online doli lajmi sikur VMRO-DPMNE dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen për formim të Qeverisë së re dhe se janë marrë vesh edhe për kryeministrin shqiptar.

Gjithashtu as me LSDM-në ende nuk ka asnjë marrëveshje finale për formimin e shumicës së re, raporton TV21. (INA)

Të fundit