17/05/2022
16.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Parku I vetëm I gjelbërt Tetovë dëmtohet gjatë natës

Parku I vetëm I gjelbërt dëmtohet gjatë natës .E vetmja hapsirë e gjelbërt për pushim dhe rekreacion”Parku i gruas” pranë stacionit të autobusëve para dy tre vitesh u rregullua, ndërsa kohëve të fundit pothuajse është shkatërruar. Aksesorë për fëmijë dhe rekreim apo trajnime mungojnë ose dëmtohen qëllimisht.Puntorët nga Ndërmarja Publike janë parë në teren duke hequr mbetjet nga rekuizitet e dëmtuara të parkut të gruas.Ata poashtu kanë pastruar edhe mbetjet të cilët hidhen vend e pa vend nga qytetarët të pandërgjegjshëm Tetovarët këtë e kanë të vetmin park ku mund të shëtitet dhe të shfrytëzohet përkohën e lirë.Nga atjetër vizitorët nuk ankohen nga institucionet por nga njerzit e pandërgjegjshëm të cilët në orët e vona të natës e shfrytëzojn parkun dhe pas vetes lënë mbeturina në secilin skaj. Edhe në hapsirën e parkut vërehete prania e kamerava për mbikqyrje por deri më tani institucionet nuk kanë marë masa në këtë drejtim dhe dita ditës ky park vazhdon të dëmtohet shumë emë shumë . Në gjendje të mjerueshme shihet edhe parku i cili është ngjitur me parkun e gruas dhe ishte donacion nga organizata të huaja joqeveritare por riparimet dhe ndërtimet e të njejtit janë thyer dhe dëmtuar./TV KOHA/

Të fundit