21/05/2022
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Nevojitet avancim i politikave gjinore në vend

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë ka pasur fjalim gjatë mbylljes së edicionit të tetë të Festivalit të Kulturës dhe Veprimit Feminist “E para dhe vajzë” dhe theksoi se kjo ngjarje vazhdimisht kontribuon në promovimin e barazisë gjinore dhe vlerave feministe në shoqërinë tonë e cila, siç tha ai, “për fat të keq, nuk ka asnjë traditë të praktikave kulturore dhe aktiviste të këtij lloji.

“Këta muaj po përballemi me sfidën e madhe, për të menaxhuar me krizën më të madhe shëndetësore në këtë shekull e cila ka prekur seriozisht të gjitha sferat sociale dhe ndryshoi jetën tonë. Pandemia ka kontribuar në thellimin e pabarazive ekzistuese në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme dhe na ka treguar se sa e rëndësishme është të punohet për ndërtimin e botës më të mirë, komunitete në të cilat barazia, kujdesi, respekti, solidariteti do të jenë parimet tona udhëzuese, përndryshe parimet që janë gjithashtu në thelb të feminizmit dhe lëvizjeve për drejtësi gjinore dhe sociale”, tha Pendarovski.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi sot kabineti i tij, theksoi se ky festival është pjesë e skenës së pavarur kulturore në vendin tonë. Festival që ofron politika kulturore përparimtare që përqendrohen në vlerat feministe dhe barazinë gjinore, gratë dhe krijimtarinë artistike të grave dhe prodhimi kulturor dhe shqyrton në mënyrë kritike kontekstin tonë shoqëror, politikat dhe, rrjedhimisht, shpërndarjen e pushtetit në shoqëri.

“Barazia gjinore është angazhim i rëndësishëm në mandatin tim dhe me veprimet e mia dua të kontribuoj në promovimin e politikave gjinore në vend. Dua që prania ime në këtë ngjarje të kuptohet si mbështetje e angazhimit të organizatorëve dhe të gjithë punëtorëve të kulturës, artistëve, aktivistëve dhe teoricientëve që kanë kontribuuar në zhvillimin e skenës sonë kulturore të pavarur për vite dhe që promovojnë krijimin kulturor dhe artistik të grave”, deklaroi Pendarovski.

Sipas tij, si shoqëritë duhet të bëjmë shumë për të promovuar barazinë gjinore në sferën kulturore, natyrisht edhe në segmente të tjera.

“Por jam i bindur që ngjarje të tilla kulturore ndihmojnë në rishikimin e koncepteve ekzistuese, për të prodhuar ide, vizione dhe hapësira të reja për veprim. Çdo veprimtari e tillë na çon në ndryshime pozitive, drejt shoqërisë më të mirë në promovimin e barazisë gjinore dhe pasurimin e prodhimit kulturor në vend dhe rajon”, tha Pendarovski.

Këtë vit, edicioni i festivalit i “E para dhe vajzë” u zhvillua nga 17 gushti deri më 23 gusht. Programi përfshinte disa ngjarje të tilla si shfaqje filmi, ekspozita, grupe di-xhej, diskutim në forum … bs/fab

Të fundit