26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për ekspertët dekreti për lehtësimin e kushteve për masën për ndihmë financiare është i mirë, reagimi i sindikatave është i përshpejtuar

Ekspertët ekonomik i vlerësojnë si të mira kushtet lehtësuese për masën për ndihmë financiare për pagesën e pagave për muajt prill dhe maj të këtij viti, që dje i prezantoi ministrja e Financave, Nina Angellvoska.

Sipas tyre, janë të përshpejtuara dhe nuk janë përkatëse reagimet nga sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve se edhe me masat lehtësuese e tërë barra e krizës së shkaktuar nga virusi korona do të bie te të punësuarit, meqë, siç shprehen, askush nuk mbështetë ç’lajmërimin e punëtorëve, përkundrazi bëhen përpjekje për të ruajtur vendet e punës.

– Sinqerisht reagimi i sindikatave është i panevojshëm meqë nuk është kuptuar deri në fund masa dhe nuk mund të shikohet në mënyrë parciale. Themi po, ky është njëri prej kritereve se u jepet mundësi për përjashtim, por nga ana tjetër çfarë është gjithë ajo që duhet ta bëjnë kompanitë në raport me zhvillimin e resurseve njerëzore për të mos i kthyer mjetet. Paramendoni kompani që do të investojë një shumë të caktuar të parave më resurse njerëzore a do të ketë më pas kjo kompani prirje për të përjashtuar ata njerëz. Prandaj, them se dekreti është bërë në mënyrë të tillë që një kriter nuk përjashtohet me tjetër, por jetojnë së bashku dhe në esencë nëse kuptohet ashtu siç duhet do të rezultojë krejtësisht i logjikshëm, deklaroi ish-drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Fatmir Bytyqi për MIA-n.

Konsideroj, shton Bytyqi, se na nevojitet pak më shumë kohë për të “përtypur” vendimin dhe reagimet do të vijnë në vend, duke bërë të ditur se tendenca se kjo do të rezultojë me numër të madh të përjashtimeve të të punësuarve nuk është e tillë. Gjatë periudhës – mars dhe prill, theksoi ai, në Agjencinë për punësim numri i të ç’lajmëruarve dhe të sapolajmëruarve ende është në nivel të ulët, si edhe në periudha normale të vitit, e jo në kushte kur ka krizë.

– Konsideroj se reagimet janë vetëm fillestare dhe se pas ndonjë dite pasi t’i lexojmë të gjitha detajet do të shohim se masa është e përpiluar mirë për t’u ndihmuar edhe punëtorëve edhe ekonomistëve për të tejkaluar këtë periudhë të vështirë. Gjithsesi, qëllimi i askujt, absolutisht askujt nuk është që të ulë numrin e të punësuarve ose të rrisë numrin e përjashtimeve nga puna në shtet. Ne në fund e dimë se sa mungesë kemi të faktorit njeri në Maqedoni dhe fuqi punëtore dhe nuk do të duhej që njerëzit ta shikojnë këtë si nxitje për dikë se tani i ka duart e lira për të përjashtuar. Mendoj se nuk është pikërisht ashtu dhe se duhet të shikohet dekreti nga të gjitha këndet dhe mendoj se ngadalë njerëzit do ta kuptojnë esencën. Prandaj them, se dekreti ka një varg të kritereve që nuk përjashtohen mes vete, ndërsa janë konsistente vetvetiu, bëri të ditur Bytyqi, i cili është kryetar aktual i Komisionit të financave të LSDM-së.

Sipas tij, ajo që sot e bëri Qeveria është përgjigje ndaj shumicës së kompanive që janë të prekura nga virusi korona.

– Takimi i sotëm nuk duhet të lexohet vetëm nga një aspekt, ndërsa mendoj se shumica e bëjnë këtë, se lehtësimi është për përqindjen e variacionit në numrin e të punësuarve. Në esencë, lehtësimi te shumica e kompanive është shumë më tepër. Aty ka se e tërë shuma që e merrni mund të bëhet grant nëse përmbushni kushte të caktuara, gjegjësisht nëse kompania vazhdon të punojë. Kjo do të thotë nëse kompania ka mundësuar investime në resurse njerëzore gjithsesi ndihmën nuk do të duhet ta kthejë, por përkundrazi, do ta marrë si grant. Këtë askush nuk e tregon dhe mendoj se reagim është parcial dhe tendencioz, thekson Bytyqi.

Ai përkujtoi se kjo Qeveri nuk e shfrytëzon për herë të parë këtë kriter ose këtë masë.

– Ne në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve vitin e kaluar kemi bërë ndryshim të tillë në të cilin u dhamë fleksibilitet kompanive që përdorin mjete nga Buxheti për kthimin e investimeve, që të kenë lehtësim nëse numri i të punësuarve ndryshon. Nuk duhet anashkaluar se pikërisht në periudha të krizave dhe kur kompanitë investojnë mund të vendosin teknologji të reja për të qenë më konkurrente, ndërsa vendosja e teknologjive të reja nuk është e thënë të jetë apriori ruajtje e numrit të njëjtë të njerëzve, tha Bytyqi.

Se askush nuk ka ndërmend të përjashtojë punëtorë pajtohet edhe pronari dhe drejtori i agjencisë “Pro Agens”, Pavle Gacov, i cili vlen si ekspert për tatime dhe rregullativë tatimore.

– Askush nuk mbështetë ç’lajmërim të punëtorëve, përkundrazi bëhen përpjekje që të mos lejohet diçka e tillë veçanërisht nëse ka joarsyeshmëri në drejtim të mbrojtjes së punëdhënësve, ndërsa e tërë barra të bie te të punësuarit. Këto ishin masa të detyruara dhe tentim për të përfshirë edhe punëdhënësit të cilëve u ishte urdhëruar që të ndërpresin punën dhe nuk kishin mundësi të shfrytëzojnë mbështetjen financiare me dekretin paraprak. Ata thjeshtë ishin shtypur nga opsioni i këtillë gjë që nuk ishte korrekte. Masa e re është masë me të cilën kërkohet mundësi që në njëfarë mënyre të mbështeten edhe kompanitë e tilla, deklaroi Gacovi për MIA-n.

Është fakt, bëri të ditur ai, se në terren ka ç’lajmërim të të punësuarve dhe se përpjekja kryesore e Ministrisë së Financave dhe e Qeverisë është që të ruhet numri i të punësuarve.

– Ne nuk presim deri në fund se të gjitha kompanitë, përveç kompanive nga veprimtaria hoteliere, turizmi, hotelet, kafenetë… që nuk punojnë dhe u është urdhëruar të mos punojnë, do t’i lënë të gjithë të punësuarit në përbërje të plotë dhe çdo muaj t’u paguajnë pagë. Pikërisht kjo është përpjekja e Ministrisë së Financave që përmes dekretit të këtillë të mbështetet përpjekja e tyre që të durojnë këta dy muaj faktikisht në barrë të Buxhetit t’u

paguajnë paga në mënyrë që kur do të bëhet zbutje e krizës dhe kur do të fillojnë të hapen objektet t’i kenë në kondicion dhe numri i të punësuarve t’u jetë i kapshëm ashtu siç ka qenë edhe paraprakisht, tha Gacovi.

Sipas tij, sindikata i mbron të punësuarit dhe duhet të reagojë ndaj masave të këtilla, odat dhe asociacionet e punëdhënësve i mbrojnë punëdhënësit dhe ushtrojnë presion se masat nuk janë asgjë tjetër përveçse kredi që duhet t’i kthejnë.

– Qeveria është në mes dhe duhet t’i harmonizojë kërkesat e këtilla nga të dyja palët dhe mendoj se me këtë dekret arrihet diçka e tillë. Pakënaqësi do të ketë në të dyja palët meqë dekreti nuk është ideal, por aq na janë paratë, aq e kemi jorganin dhe aq mundemi. Megjithatë, Maqedonia nuk është vend i pasur për të miratuar masa të cilat do të jenë dukshëm më të buta dhe më të mira për të gjithë. Mendoj se lehtësimet do të ndikojnë pozitivisht dhe mendoj se nuk do të ketë ç’lajmërime të të punësuarve dhe rritje të numrit të punëtorëve të ç’lajmëruar, veçanërisht kur tashmë ka një rreze shprese se ndoshta do të lehtësohen masat gjatë muajit maj, theksoi Gacovi. em/

Të fundit