27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për herë të parë pas 23 vjetësh eksportohet mish qengji i freskët në Jordani

Për herë të parë pas 23 vjetësh mish qengji i freskët i ngrirë është eksportuar në Jordan. Bëhet fjalë për eksportin e 2.000 qengjave, të blerë nga fermerët vendorë që u eksportuan dje pasdite në Jordani me aeroplan për transportin e mallrave.

“Këtë eksport e paralajmëruam para dy muajsh, në kërkim të tregjeve alternative për eksportin e qengjit dhe zgjidhjen e krizës për eksportin e qengjit për shkak të pandemisë së virusit KOVID 19, dhe ia arritëm qëllimit. Pas 23 vjetësh, sot qengji i Maqedonisë eksportohet përsëri në Jordani. Rreth 30 tonë mish qengji të freskët shkojnë për në tregun jordanez”, deklaroi Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski.

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov, theksoi se hapja e tregut në Jordani hap tregje të reja jo vetëm për qengjin, por edhe për produktet e tjera bujqësore në Maqedoni.

“Bisedimet me shërbimet kompetente të Jordanisë filluan në fillim të vitit. Ne i përfunduam ato me sukses duke e harmonizuar certifikatën shëndetësore-veterinare për eksportin e qengjit në Jordani, dhe këtu ka filluar eksporti i parë. AUV edhe më tej mbetet e përkushtuar të punojë për të hapur tregje të reja dhe për t’i dakorduar me vendet e huaja garancitë shëndetësore për qengjin e vendit tonë”, deklaroi Atanasov.

Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi KOVID 19, këtë vit eksporti i qengjave po zhvillohet me intensitet të zvogëluar, veçanërisht në tregjet tradicionale. Që nga fillimi i eksportit të qengjit, MBPEU dhe AUV kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat, blerësit dhe kultivuesit e qengjave me qëllim për të gjetur tregje për qengjin. Për shkak të situatës së krizës, për t’i ndihmuar kultivuesit e deleve, MBPEU e rriti mbështetjen totale financiare për qengjat femra në 2.500 denarë për kokë. ls/shk/

Të fundit