20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përfshihet nga zjarri një xhami 350 vjeçare në Stamboll të Turqisë

Një xhami historike përgjatë Bosforit në Stamboll është përfshirë nga flakët të dielën dhe zjarrfikësve turq u janë dashur disa orë për të shuar zjarrin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu rreth orës 13:30 me kohën lokale në Xhaminë Vanikoy të vendosur në rrethin Üsküdar të Stambollit, sipas një deklarate nga guvernatori i zyrës së Stambollit.

Videot e postuara në mediat sociale treguan shtëllunga tymi të zi që ngriheshin nga xhamia e cila është bërë kryesisht prej druri.
Ali Yerlikaya, guvernatori i Stambollit, njoftoi në Twitter se zjarri u shua nga zjarrfikësit lokalë me ndihmën e Rojës Bregdetare Turke.

Ai shtoi se ishte nisur një hetim për atë që shkaktoi flakët në xhaminë që u ndërtua nga një studiues turk, në vitin 1665. /Telegrafi/

Të fundit