24/02/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Plaku 111 vjeçar nga Sllatina e Tetovës bëhet me pension

Plaku 111 vjeçar nga Tetova, i cili akoma nxirrte kafshatën e gojës duke punuar në treg, është bërë me pension social. Këtë lajm e ka bërë të ditur Flakron Bexheti nga Tetova, i cili e ka ndihmuar në këtë drejtim.

Postimi i plotë i Flakron Bexhetit:

Besoj ju kujtohet nje kronikë qe e kishte pergaditur nje portal për Axhën Xhemail, plakun punëtor që i ka kaluar tanime 100 vite jetë, e që me nder dhe perkushtim punon edhe kësaj dite duke shitur tek tregu i qytetit.

E pata dhënë nje premtim publik pë ta takuar këtë axhë e për t’i ofruar ndihmën institucionale. Edhe kjo ndodhi bashke me perkushtimin e përbashkēt të kolegëve tane, dhe tani axha Xhemal ka pranuar vendimin për të ushtruar të drejtën e ndihmës sociale, mbase mund të jetë plaku më i vjetër ne vendin tonë që me shumë vonesë do ta ushtrojë të të drejtën e tij për siguri sosicale për të moshuarit.

Falenderoj portalin dhe gazetarin që e bëri
Këtë kronikë(nese i gjej emrin do ta plotesoj me pas), Emsiun mikun e tij qe flet ne video, dhe koleget e mi te Qendres Sociale Tetove, qe bashkarisht e benem nje gjest të tillë sado simbolik, edhe pse i ka takuar shumë herët, po thjesht duhej pak shtytje dhe përkushtim.

Axhes Xhemail i uroj sa me gjatë ta shfrytezoj këtë ndihme, dhe ju bej gjithëve thirje që ti kētkojnë e ti shfrytezojnë të drejtat e tyre qe ju takojnë me ligj!

Të fundit