20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

PO plaken dhe nuk po shtohen shqiptarët, ja statistikat

Popullsia e Shqipërisë përveçse po pakësohet po ndryshon më shpejtësi strukturën e saj në disfavor të moshave të reja, teksa popullsia në moshë pensioni po rritet me shpejtësi.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në janar të këtij viti popullsia në grupmoshën 0-24 vjeç ra me mbi 31 mijë persona në raport me vitin 2018. Rënia më e madhe i përket grupmoshës 15-24 vjeç me më shumë se 17 mijë persona.

Rrudhja e popullsisë në këtë grup moshë lidhet edhe me flukset e larta të emigracionit dhe lindjet më të pakta viteve 1997.

Në këtë periudhe Shqipëria përjetoi një eksod masiv për shkak të trazirave civile.

Gjithashtu rënie e numrit të lindjeve nga viti në vit po tkurr me shpejtësi numrin e foshnjave.

Në vitin 2019 grup mosha 0-4 vjeç u pakësua me 6700 persona, teksa numri i lindjeve në tërësi vitin e kaluar ishte 6.3 për qind më e ulët se në vitin 2018.

Në grup moshat 0-54 vjeç në përgjithësi ka rënie të popullsisë në raport me një vit më parë, teksa shihet se, rritje ka vetëm për grup moshën 29 deri në 39 vjeç.

Ndryshimet e popullsisë në raport me 2018 tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të popullsisë mbi moshën 55 vjeç me rreth 30 mijë persona më shumë se një vit më parë.

Të fundit