28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Popovski: Kemi detyrë të përbashkët që informatat e vërteta të arrijnë tek secili qytetar

Dekreti i Qeverisë me fuqi ligjore për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social i të punësuarve në mediume e konfirmon përcaktimin e saj se ata janë një nga shtyllat e politikave të saja për mbështetje të mediumeve dhe punonjësve medial, maksimalisht, pa kurfarë selektimi dhe shprehje të falënderimit për përkushtimin e gazetarëve në përballjen me pandeminë, deklaroi ministri pa resor, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.

“Ju gazetarët së bashku me heronjtë tanë, punonjësit shëndetësorë, të punësuarit në polici, armatë dhe profesione të tjera jeni në linjat e para të luftës gjatë kësaj pandemie të rëndë botërore. Dëshiroj t’u falënderohem të gjithëve që e keni guximin, por edhe dinjitetin profesional dhe të cilët me vendosshmëri, së bashku me të gjithë qytetarët qëndruan në mbrojtje dhe përballje me këtë të keqe të njerëzimit bashkëkohor. Mënyra juaj e prezantimit të informatave, në mënyrë profesionale dhe etike, do të thotë shumë që e vërteta të arrijë tek qytetarët dhe besoj se me angazhim akoma më të madh do të vazhdoni më tutje”, tha Popovski, duke iu falënderuar Qeverisë, ministrave dhe institucioneve të cilat ishin të përfshira në mënyrë aktive në formulimin e tekstit të dekretit me të cilin janë përfshirë të gjitha mediumet dhe mbështetja unanime.

Ai në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, theksoi se kriteret për subvencionim janë shumë të qarta dhe të sakta, ndërsa janë përpunuar në konsultim të plotë me SPGPM dhe shoqatat mediale. Dekreti i përfshin të gjitha mediumet dhe bazohet në mënyrën në të cilën ato janë të regjistruar në pajtim me normat ligjore.

Subvencionimi do të jetë në periudhën qershor korrik dhe gusht, me ç’rast mediumet duhet t’i kenë paguar paraprakisht të gjitha të dhënat ndaj shtetit, dhe të kenë së paku tre të punësuar, sepse, siç thotë ai, në atë mënyrë do të selektohen të gjithë të cilët në sferën e mediumeve punojnë në mënyrë profesionale.

Me këtë dekret vazhdohet mbështetja e plotë e Qeverisë për mediumet në bazë të ndihmës jomonetare dhe mbështetja, në pajtim me kërkesat e shoqatave të gazetarëve, tha Popovski dhe përmendi edhe dekrete të tjera për mbështetje të mediumeve si lirimi nga shpenzimet e mediumeve për vitin 2020 ndaj operatorit terestrial multipleks dhe për lejet që i përfshin Televizionet nacionale dhe Televizionet e formatit tjetër. Radiot janë të liruara nga të dhënat për radiofrekuencat e tyre, ndërkaq po përgatitet dekret për lirimin nga shpenzimet e transmetimit të sinjalit për televizionet e tjera kabllore satelitore rajonale dhe lokale, ndërsa gjithashtu mediumet mund t’i shfrytëzojnë edhe të gjitha pakot e Qeverisë për ekonominë siç është subvencionimi i rrogës minimale.

Mbështetje të plotë, kjo Qeveri, tha Popovski, u ofron mekanizmave vetërregullatorë dhe ka zero tolerancë për çfarëdo lloj kërcënimesh, shantazhesh dhe presionesh ndaj mediumeve, ndërkaq ato që ndodhëm, janë adresuar menjëherë nga institucionet. Qeveria sipas shembullit të disa vendeve fqinje nuk solli dekret për informim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, por vetëm bëri thirrje për profesionalizëm dhe etikë në punë, në mënyrë transparente të sillet ndaj kësaj krize botërore, ndërkaq ministrat kompetentë vazhdimisht informojnë për gjendjet aktuale, në mënyrë që qytetarët t akenë pasqyrën e vërtetë dhe të dinë si të sillen dhe ta mbrojnë shëndetin. Për fat të keq, theksoi, lajmet e rrejshme edhe më tej depërtojnë dhe kjo është diçka që shqetëson seriozisht.

Kjo sëmundje, theksoi, nuk njeh dallime, as për nga profesionet, as për nga baza fetare, etnike, politike apo çfarëdo lloj tjetër dhe u bëri thirrje punonjësve medial për parandalim të përbashkët të lajmeve të rrejshme.

Të fundit