25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Presidenti Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Francë, Ambasador dhe Lartë për Paqen Botërore, Tahir Shabani i ka uror shqiptarët për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Francë, Ambasador dhe Lartë për Paqen Botërore, Tahir Shabani i ka uror shqiptarët për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shabani thotë se liria e Kosovës u arrit me sakrifica nga rezistenca paqësore dhe luftarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urimi i Shabanit:

Urime popullit të Kosovës shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës për liri, sovranitet e drejtësi dhe shënon të arriturën më të madhe në historinë e shtetit tonë.

Liria e Kosovës u arrit me sakrifica nga rezistenca paqësore dhe luftarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj e strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Shprehim mirënjohje dhe falënderime Aleatëve të Kosovës aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Europiane, OKB, NATO dhe Institucioneve ndërkombëtare.

Uroj që diplomacia Kosovare të kontribuojë dhe të lobojë së bashku me mërgatën drejt njohjeve të reja dhe prosperitetit për çdo qytetar të Republikës së Kosovës.

Nderim për të gjithë ata që punuan e luftuan për Kosovën e pavarur!.

Lavdi dëshmorëve të Kombit! Gëzuar ditën e pavarësisë së Kosovës !

Të fundit