28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pritet vendim për fillimin e vitit shkollor dhe shpjegim për prindërit për zgjedhjen e mësimit

Qeveria mori vendim si do të zhvillohet mësimi në vitin shkollor 2020/2021, ndërsa pritet të caktohet edhe fillimi i tij që varet nga funksionimi i Kuvendit. Shtëpia ligjdhënëse duhet t’i miratojë ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm të bëra në pajtim me protokollet shëndetësore dhe me planin për mënyrën e realizimit të mësimit (onlajn me dy përjashtime) dhe kohëzgjatjen e orëve të cilat do të jenë më të shkurta për dhjetë minuta nga ato të rregullta.

Gjithashtu, duhet të përcaktohet dhe kumtohet mënyra në të cilën prindërit e fëmijëve deri në klasën e tretë të cilët, sipas vendimit, mësimin duhet ta ndjekin në bankat e shkollës, do të prononcohen nëse fëmijët e tyre të mësojnë onlajn dhe nëse do të ketë kushte/mënyra të caktuara për justifikim të zgjedhjes së tyre.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pardje në konferencë për shtyp tha se zgjedhja është mundësuar sepse në familjet e disa fëmijëve ka të sëmurë kronikë (prindër, gjyshe, gjyshër) të cilët janë në kategori me rrezik në raport me virusin.

Gjithashtu, tani për tani janë të panjohura edhe kriteret cilat shkolla do të mund të organizojnë mësim me prezencë fizike, ndërsa kjo vlen për shkollat me numër më të vogël të nxënësve dhe paraleleve, kryesisht ato rajonale, të cilat gjenden në vendbanime të vogla dhe në mjedise rurale. Kush kryesor është gjendja epidemiologjike, por që të organizojnë mësim klasik ato duhet të marrin pëlqim nga ministritë diketariale, gjegjësisht Qeveria.

Nxënësit të cilët do të ndjekin mësim në shkolla do të mbajnë maskë mbrojtëse dhe do të ulen në distancë prej të paktën 1,5 metra në klasë me maksimum 20 fëmijë. Mësuesi është i detyruar të mos e lëshojë klasën, ndërsa që mos ketë turmë nëpër korridore dhe hyrjet e shkollës, fillimi dhe fundi i orëve për paralele do të ketë dhjetë minuta dallim.

Sfidë e madhe do të jetë zbatimi i mësimit onlajn i cili përveç për të dyja përjashtimet (nxënës deri në klasën e tretë dhe shkollat me pak nxënës) do të vlejë për të gjithë të tjerët, të cilët orët do t’i ndjekin përmes e-platformave për komunikim të dyanshëm me mësimdhënësin.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi tha se vazhdon të sendërtohet platforma Eduino.mk e cila funskionin për mësim onlajn në mars dhe në të cilën vendosen video-leksione dhe do të ketë tema dhe materiale në përputhje me programin për gjysmëvjetorin e parë dhe tremujorin. Byroja për Zhvillim të Arsimit para një jave bëri të ditur se për arsim fillor janë hartuar 60 për qind të përmbajtjeve për në shtator, në arsimin e mesëm gjimnaz 50 për qind dhe për arsim të mesëm profesional 30 për qind.

Byroja informoi se Eduino.mk do të ketë funksionalitet të ri – e-orar me të cilin të gjithë shkollave do t’u ndihmojnë të bëjnë orar për mësim në distancë. Shkollave u janë dërguar shkresa që ata t’i dërgojnë informacionet e kërkuara dhe të përpunohen profile për çdo shkollë veç e veç. ar/

Të fundit