Pse Ambasada Amerikane ndryshoi vulën nga “Kosovo” në “Pristina”? – Tv Koha
Rajon

Pse Ambasada Amerikane ndryshoi vulën nga “Kosovo” në “Pristina”?

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dje në mesditë e ka ndërruar fotografinë e profilit në Facebook.

Edhe pse dizajni i ri i vulës së Departamentit të Shtetit Amerikan ka marrë mbi tre mijë pëlqime, nuk kanë munguar komentet kritike.

Ndryshimi që ka kapur vëmendjen ishte se në vulën e mëparshme shkruante: “United States of America – Embassy Kosovo”, ndërsa në vulën e tanishme shkruan: “United States Embassy – Pristina”.

Kjo bëri që shumë komentues të pyesin pse në dizajnin e ri ndodhet emri i kryeqytetit në vend se të ndodhej emri i shtetit.

“A nuk jemi më shtet?” – ka pyetur një komentues në gjuhën angleze.

Klan Kosova e ka kontaktuar Ambasadën Amerikane për ta pyetur rreth ndryshimeve të bëra në vulën e re dhe ka mësuar se ky është një planifikim global i Departamentit të Shtetit.

“Është një ribrendim global i Departamentit të Shtetit, me ç’rast referenca është kryeqyteti dhe jo shteti. Secila ambasadë është në proces të ndryshimit të kësaj vule”, thuhet në shpjegimin e Ambasadës Amerikane për Klan Kosovën.lajmi.net

Related posts

Mesazhi i të riut të shëruar nga COVID-19: Luftë jo vetëm fizike, por edhe psikologjike

Televizioni Koha

Një i sëmurë dhe 61 të shëruar nga Kovid-19 dje në Kosovë, aktive 210 raste

Televizioni Koha

Flota e re e autoambulancave të emergjencave civil, gati të vijë nga Turqia

Televizioni Koha

Leave a Comment