12/08/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria: Janë harmonizuar dekretet për subvencionim të pagesës së kontributeve gjatë krizës dhe për mbështetje financiare të të goditurve nga kriza e gjendjes së jashtëzkonshme

Qeveria sot në mbledhje solli ndryshim të Dekretit me fuqi ligjore për subvencionim të pagesës së kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën sigurohet dakordimi me Dekretin për mbështetje financiare të punëdhënësve të goditur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, për shkak të pagesës së rrogave, përkatësisht me të parashihet mundësia që sektorët më të goditur (hotelieria, turizmi, transporti) të shfrytëzojnë edhe lloj tjetër të mbështetjes së paraparë përveç me këtë dekret.

“Plotësisht, me harmonizimin, konfirmohet se punëdhënësi i cili do të shfrytëzojë masë për subvencionim të pagesës së kontributeve nga sigurimi i detyruar social, nuk guxon ta ulë numrin e të punësuarve në muajin prill 2020, si dhe dy muaj pas ndërprerjes së saj (përfundimisht me muajin gusht 2020), përveç në kushte të arsyetueshme të definuara me ligjin për marrëdhënie pune, si pensionimi apo anulimi i marrëveshjes nga ana e punëtorit, por jo më shumë se përqindja e konfirmuar”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. ab/

Të fundit