26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria konfirmon anulimin e takimit të liderëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me një letër dërguar mediave ka njoftuar për anulimin e takimit të liderëve të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev në fillim të javës.

Arsyetimi i Qeverisë është se ata nuk pranojnë ultimatume nga Mickoski dhe nga asnjë tjetër politikan në vend.

“Qeveria refuzon të pranojë ultimatume nga kryetari i papërgjegjshëm i VMRO-DPMNE-së i cili mbrojtjen e kriminelëve e ve para interesave shtetërore. Për fat të keq ai nuk ka pranuar të vijë për të folur për zhvillimin e vendit duke bërë ndryshime të ligjeve që janë për qytetarët e vendit” thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe pjesmarrjen në takimin e liderëve më herët e kishin konfirmuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe i ASH-së, Ziadin Sela.

Të fundit