28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria sllovene mbrëmë edhe zyrtarisht shpalli epidemi të koronavirusit

Qeveria sllovene mbrëmë vonë edhe zyrtarisht shpalli epidemi të koronavirusit në tërë territorin e vendit, që do të zgjasë 30 ditë, duke filluar prej sot.

Kjo do të thotë se plani kombëtar për mbrojtje dhe shpëtim është aktivizuar, por nuk janë njoftuar masa shtesë kufizuese, transmeton STA.

Sipas agjencisë, në pajtim me rregullativën për epideminë 30 ditore, të sjell në bazë të ligjit për sëmundje ngjitëse, në vend do të zbatohen të gjitha masat si deri më tani.

Zëdhënësi i qeverive, Jelko Kacin, deklaroi për RTV Sllovenia, se nuk do të ketë ndryshime lidhur me të punësuarit, studentët dhe të tjerët, përveç që u bëhet thirrje të gjithë punëdhënësve të organizojnë punë nga shtëpia, nëse është e mundur.

Ai shtoi se qeveria në këtë moment nuk sheh nevojë që të mbyllen qendrat tregtare.

“Për një kohë të shkurtër, duam sa më shumë subjekte të punojnë, por duhet të ketë edhe disa vetëkufizime dhe disiplinë”, ka thënë Kacin.

Ministrja e Arsimit, Simona Kustec në Tuiter ka shënuar se plani për punën e shkollave nuk ka ndryshuar, që do të thotë se studentët dhe nxënësit nga klasa e gjashtë në shkollat fillore do të kalojnë në mësim nga shtëpia, siç ishe njoftuar në fillim të javës së kaluar, ndërsa të tjerët edhe sot do të shkojnë në shkollë.

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jaca, paraprakisht në Tuiter kumtoi se epidemia do të shpallet në territorin e tërë Sllovenisë dhe se do të zgjasë 30 ditë, duke filluar nga sot. fb/

Të fundit