Rasti “Monstra”, Raufi: Dëshmitari i koduar ka qenë “renavec” - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Rasti “Monstra”, Raufi: Dëshmitari i koduar ka qenë “renavec”

Dy të arratisurit Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, si dhe Agim Ismailoviq e kanë kryer vrasjen e katërfishtë në Liqenin e Smilkovës dhe të njëjtit akuzohen për “terrorizëm”. Haki Aziri akuzohet për dy vepra penale, se u ka ndihmuar, por pa e ditur se ata kanë kryer vrasje. Sa i përket Fejzi Azirit, ai ka ndihmuar Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që të arratisen. Ndërsa, Sami Luta ndërkohë lirohet nga aktakuza për rastin “Monstra”. Kështu është shprehur prokurorja Fatime Fetai në fjalët përfundimtare të gjykimit për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, e cila tha se aktakuza për këtë rast mbetet vepra penale “terrorizëm”, por se nuk ka dëshmi vetëm për Sami Lutën se është i përzier në këtë vepër, , shkruan Zhurnal.mk

Për avokatin mbrojtës Naser Raufi, kjo paraqet dëshmi se rasti “Monstra” ka qenë i montuar, duke përdorur si dëshmitarë ndaj të dyshuarve dëshmitarë të rrejshëm. “U dëshmua që Monstra është rast i montuar, me vet lirimin e Sami Lutës, u dëshmua kjo. Ti kur e lirion Sami Lutën, flet se dëshmitari i koduar ka qenë renavec. Lirimi i tij tregon se ka pasur montim në këtë rast, dhe rikualifikimi i lëndës për Hakiun, po ashtu e dëshmon këtë. Fatime Fetai e mbanë një akuz të vjetër që e kishte edhe Gordana, pa pasur dëshmi”, deklaroi për Zhurnal, Raufi.

Ndryshe, pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori në duar Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe lënda u kthye në rigjykim. Rastin “Monstra” e udhëhoqi gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. (Zhurnal.mk)

Related posts

Maqedoni, institucionet shkelin afatin për vula dhe dokumente në shqip

Televizioni Koha

Ministrja Deskoska në konferencë në Tiranë – It’s all about Justice

Televizioni Koha

Talat Xhaferi shpall zyrtarisht zgjedhjet parlamentare

Televizioni Koha

Leave a Comment