20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Raufi: Rasti “Monstra” është i instrumentalizuar

Avokati mbrojtës Naser Raufi fjalët përfundimtare i nisi me atë që shumë prova të tyre nuk janë pranuar, ndërkohë qe siç tha asnjë provë e palës tjetër nuk është refuzuar. Më tej u shpreh se ata si mbrojtje thellësisht janë të bindur se ky rast është instrumentalizuar. Ndërkaq e shprehi zhgënjimin e tyre edhe nga prokurorja Fatime Fetai gjatë procesit gjyqësor.

“Jemi thellësisht të zhgënjyer nga prokurorja e lëndës për raportin ndaj neve avokatëve si dhe ndaj vetë të akuzuarve. Prokurorja Fatime Fetai edhe pse shumë mirë e din se nuk guxon të tregoj për lartësinë e dënimeve ndaj të akuzuarve, ajo e bëri këtë”, tha Raufi, përcjell SHENJA.

Të fundit